Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është tërhequr nga deklaratat që bëri ditën djeshme për sa i përket arrestimeve në veri të Kosovës ku deklaronte se ishin të gatshëm të ndërhynin ushtarakisht.

Në një konferencë për media Vuçiç ka thënë se nuk po fliste aspak për një ndërhyrje ushtarak por e kishte fjalën vetëm për të mbrojtur popullin serb në Kosovë.

“Nuk thashë se Serbia do të ndërhyjë ushtarakisht, thashë se Serbia është e gatshme të mbrojë popullin e saj, të mos shtohen fjalë që nuk i kam thënë, nuk do të luftojmë, mbajmë paqen me çdo kusht dhe kjo është shumë e rëndësishme nëse dikush mendon se mund të bëjë një masakër kundër popullit tonë, nuk përmenda asnjë ndërhyrje, ju i përmendët ato”, u përgjigj Vuçiç.

“Do të kemi sjellje tjetër ndaj dialoguesve shqiptarë dhe ndaj atyre të cilët në fillim s’u lajmëruan (në telefon)’. Nisën të kujtohen kur e kuptuan se qëllimi ynë për të mbrojtur popullin tonë ishte serioz”, shtoi më pas Vuçiçi.

Artikulli paraprakHABIT MOTI NË RUMANI, BIE BORË DHE BRESHËR
Artikulli tjetërNË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR VRASJE, KAPET PAS 7 VITESH NË GREQI I RIU SHQIPTAR