Shefja e misionit të OSBE/ODHIR, Audrey Glover që ndodhet në krye të delegacionit për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri nesër do të vizitojë një qendër votimi në Tiranë.

Siç njoftohet, Glover nesër në orën 10:45 do të vizitojë një vendvotim në Shkollën “Vasil Shanto” – KZAZ nr. 35.

Jo vetëm nga OSBE, por edhe nga SHBA dhe BE nesër do të ketë vëzhgues për të monitoruar procesin zgjedhor për njësitë e qeverisjes vendore në Shqipëri.

Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për qetësi dhe shmangien e incidenteve.

Artikulli paraprakPS-JA E LEZHËS AKUZA BASHKISË: PRESION BIZNESIT PËR TË MOS VOTUAR, DO I PADISIM
Artikulli tjetërPARALAJMËRON MOISIU: PRITET TËRMET POLITIK, NJË PARTI SHKËRMOQET