“Ndërmendje 2017” ka marrë formë në qytetin e Shkodrës. Teatri “Migjeni” ka përjetuar mbrëmjen gala të aktivitetit të përvitshëm “Ndërmendje”. Ky koncert vjen nën kujdesin e Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me fondacionin Arte dhe nën drejtimin e dirigjentit Noorman Widjaja duke mbajtur një peshë të madhe përpara publikut . Një risi këtë vit ishte pjesmarrja e orkestrës së RTSH nën drejtimin e dirigjentit Noorman Widjaja.

Disa prej kryeveprave botërore janë luajtur mjeshtërisht nga kjo orkestër dhe interpretuar nga disa artistë të qytetit të Shkodrës. Ndërkaq, kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi u shpreh se përmes artit përcohet ajo cfarë Shkodra ka. Në “Ndërmendje 2017” morën pjesë edhe artist si Frano Lufi në bas dhe Elvin Hoxha në violinë.

Të pranishëm në këtë koncert ishin drejtuesit më të lartë të pushtetit vendor. I kthyer tashmë në traditë , publiku shkodran dha duartrokitjet për “Ndërmendje 2017”, ku mbylli të gjithë koncertet e këtij viti.

Artikulli paraprakMESI, DHURATA PËR SHTËPINË E FËMIJËVE
Artikulli tjetërDHURATA PËR SHTËPINË E FËMIJËVE 6-18 VJEÇ