Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Major Klodian Tanushi nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve të marra si pasojë e shpërthimit të një mine gjatë misionit në në Letoni.

Tanushi ndërroi jetë mbrëmjen e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja Olta Xhaçka.

“Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forëard Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën.

Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim.

Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!”, shkruan Xhaçka.

Artikulli paraprakBAMIR TOPI PUBLIKON LIBRIN, ‘NOKTURN KUR ARSYEJA ERRËSOHET NGA PUSHTETI’
Artikulli tjetërISHTE DËNUAR PËR ARMËMBAJTJE, MERR FUND ARRATIA PËR SHKODRANIN