Ndërkohë që PS ka nisur motorët e fushatës për zgjedhjet e ardhme, “i përjashtuari” Saimir Tahiri është bërë i “gjallë”.

Ai ka bërë një postim ditën e sotme në Facebook, ku ka nxjerrë dy qentë e tij teksa shkruan: ” menjëherë pas mësimit”.

Ndërkohë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pas kthimit të dosjes së tij nga Gjykata e Apelit për rigjykim është shprehur se do të vazhdojë betejën për të fituar të drejtën e tij.

Kështu, ndërsa Tahiri vazhdon betejën e tij me drejtësinë, partia e tij vazhdon përgatitjet për një mandat të tretë, ashtu sikurse pohoi edhe kryeministri Rama.

Artikulli paraprakCAS ‘TRONDIT’ PARTIZANIN, LE NË FUQI VENDIMIN E FIFA-S PËR PEZULLIMIN E TË BËRIT MERKATO
Artikulli tjetërSOT TË GJITHË TEK META PËR DATËN E ZGJEDHJEVE, IDRIZI: TË BËHEN SA MË SHPEJT