Kryeinspektori i Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kurbin, Jetmir Muzhika eshte arrestuar nga policia, ndersa trupa inspektuese e këtij dikasteri është pezulluar nga detyra.Gjithashtu është caktuar masa e sigurisë “Arrest në Shtëpi”, ndaj ish-drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lezhë Flori Gjini, aktualisht Drejtor i Filialit të Postes.

Zyrtaret e IVMT-se dhe ish kreu i IKMT akuzohen për “Shpërdorim Detyre”, pasi sipas prokurorisë me mosvreprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zonen e mbrojtur të Patokut.Po ashtu nuk është vepruar në ndalimin e shfrytëzimit pa kriter të Lumit Mat për inerte.

Hetimet në lidhje me këtë çështje kanë nisur disa muaj më parë nga prokurori Sabri Kastrati, i cili pas njësërë veprimesh doli në konkluzionin se zyrtaret kanë shpërdoruar detyren dhe ju drejtua gjykatës me masa sigurimi, ndaj tyre.

Edhe për ish-drejtorin e IKMT Flori Gjini, organi i akuzes kishte kërkuar masen e sigurisë “Arrest në Burg”, por gjykata vendosi një masë më të butë ndaj tij atë të arrestit në shtëpi.

Vendimet u ekzekutuan këtë të hënë nga policia e Lezhës, ndërsa hetimet për këtë çështje po vijojnë. Sipas burimeve janë vënë në sekuestro preventive ndërtimet e konstatuar pa leje si dhe dy subjekte që shfrytëzonin Lumit Mat për inerte në kundërshtim me ligjin.

Artikulli paraprakI VUNË TRITOL BANESËS, GJYQTARI I SHKODRËS, TONIN STERKAJ MERRET NË MBROJTJE PËR 6 MUAJ
Artikulli tjetërTRASHËGIMIA KULTURORE NË PORTALIN “VISIT SHKODËR”