“Banorët e Valbonës dhe Thethit duhet ta njohin protestën si institucion në mënyrë që të ndalohet shfrytëzimi i lumenjve për arsye enegjetike”.

Sipas kreut të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura në Shkodër Albert Tuka, bashkimi sindikal mbështet banorët për të bllokuar ndërtimet në zona të mbrojtura. Mundësia e ndërtimit të minihidrocentraleve përgjatë lumit Shalë, sipas Tukës është një vendim jo i studiuar. Ndërtimi i hidrocentraleve të vogla në zonën e Alpeve Shqiptare është kudërshtuar nga banorët e Valbonës. Megjithatë, një vendim i tillë pritet të merret edhe për Thethin, ku është planifikuar ndërtimi i hidrocentraleve të vogla.

Artikulli paraprakSULMET TERRORISTE, ARRESTOHET NJË 19-VJEÇAR I DYSHUAR
Artikulli tjetërKËSHILLI BASHKIAK, SEANCË KONSULTATIVE PËR RREGULLOREN