“Ndëshkimi i Spiunit” është libri i fundit i shkrimtarit shkodran Mark Zadeja i cili është anëtar i Akademisë Europiane të Arteve me qendër në Paris ndërsa prej vitesh jeton në Gjermani. Libri “Ndëshkimi i Spiunit” i Mark Zadejës është një histori e vërtetë e një kushëriri të tij të pafajshëm i cili vuajti në burgjet e komunizmit vetëm nga spiunimi i një tjetër të njohuri.

Zadeja thotë se libri i tij ka shumë mesazhe që i drejtohet jo vetëm atyre që vuajtën por edhe atyre që bënë bashkëqytetarët e tyre të vuajnë përmes spiunimeve të tyre si dhe një libër që për të njohur të vërtetat e komunizmit duhet ta lexojë edhe brezi i ri.

Libri “Ndëshkimi i Spiunit” i Mark Zadejës vjen në një kohë kur në Shqipëri po vlon debati për dosjet e ish-sigurimit të shtetit, ligj që u votua në Parlament nga PD dhe PS. Zadeja thotë se askush nuk duhet të ketë frikë nga hapja e dosjeve.

Mark Zadeja ka shkruar edhe katër libra të tjerë të mëparshëm “Forca e Mendimit”, Kolë Idromeno (jeta dhe vepra)”, “Vogëlushja” , “Qyteti i Vuajtjes” kushtuar Shkodrës dhe librin e fundit “Ndëshkimi i Spiunit” ndërsa Akademia Europiane e Arteve i ka dhënë diplomën “Doktor Honoris Causa” dhe këtë vit e propozoi për çmim “Nobel” për librin e tij “Qyteti i Vuajtjes”.

 

Artikulli paraprakTUKA: 40% E BIZNESEVE TË VOGLA “PO MBIJETOJNË” NË TREG
Artikulli tjetërBONUSI I RIJETËZIMIT, JA SI DO NDRYSHOJË GJUHADOLI