Ndiqet nga policia greke, arrestohet shqiptari me makinën e mbushur me kanabis

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në rajonin e Neraida-s, Thesproti me mbi 75 kg kanabis. Përveç kësaj, mbi të rëndonte akuza e trafikut të drogës. Shqiptari u arrestua sot në agim, në 3 maj 2017, nga Policia e Prevezës, Njesia për Parandalimin e Trafikut të Drogës dhe ndihmën e asaj të Igumenicës. Shqiptari akuzohet tani për posedim dhe trafik droge. Poolicia e identifikoi të riun në aksin e vjetër kombëtar Igumenicë – Janinë. Policia i bëri shenjë të ndalonte, por ai nuk iu bind dhe e shtoi shpejtësinë, duke bërë që policia ta ndiqte dhe pas një farë kohe, ta bllokonte në rrugën Egnatia dhe ta arrestonte. Duke kontrolluar makinën, policia e gjeti drogën në ndenjëse dhe në bagazh. Makina e e shqiptarit ishte në pronësi të një kompanie që i jepte me qera; ajo u sekestrua si dhe telefoni celular i tij. Shqiptari do t’ë hetohet nga prokuroria e Thesprotisë

Artikulli paraprakRAMA TREGON OFERTËN PËR BASHËN: MONITORIM TË STRUKTURAVE TË SHTETIT
Artikulli tjetërBASHA: RAMA U TËRHOQ NGA OFERTA E TIJ. NE NUK DO BOJKOTOJMË, S’RRIMË DUARKRYQ