Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Shkodër u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin Artur Lushi., 45 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Madhe, Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin nr. 466, datë 08.05.2018, i ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi ky shtetas, më datë 05.05.2018, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Xhevat Vataksi., 62 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakZGJEDHJET DHE DEKRIMINALIZIMI/ AMBASADORI I OSBE-SË I SHKON NË ZYRË KRYEPROKURORIT
Artikulli tjetërRAMA FALENDERON NË DISA GJUHET E BOTËS: JU LUTEM NA NDIHMONI!