????????????????????????????????????

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrton të premten kërkesën e bërë nga 12 nismëtar të Shoqërisë Civile, të cilët më herët kanë depozituar një kërkesë në KQZ për fillimin e procedurave për referendum të përgjithshëm në lidhje me ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kërkesa e 12 nismëtarëve shqyrtohet një vit pasi ajo është depozituar në KQZ.

Pyetja që do të përdoret në referendum, nëse ai do të miratohet nga KQZ, është: A je dakord që të ndryshohet sistemi zgjedhor për të barazuar fuqinë e votës dhe për t`iu krijuar më shumë mundësi të zgjidhni, me votën tuaj, përfaqësuesit në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Këshillat bashkiake?

Ndërkohë, gjatë depozitimit të kërkesës nismëtarët shpreheshin: Ne, vlerësojmë se realizimi i këtij referendumi do të jetë një hap i madh përpara dhe ndryshim i thellë në menyrën se si është konceptuar dhe realizuar deri sot ushtrimi i sovranitetit dhe demokracia perfaqësuese në vendin tonë.

Referendumi do të shërbejë si instrument që do të prodhojë sinergjitë pozitive në bashkëveprimin midis qytetarëve, partive politike dhe të zgjedhurëve në organet qendrore dhe vendore.

Nismëtarët e kërkesës janë aktivist të Shoqërisë Civile, ku përfshihet ish kreu i KQZ Kristaq Kume, Brizida Gjikondi, Silvana Bello, Lavdosh Ferruni, Andi Tepelena, Elvis Hoxha, Enis Sulstarova, Evrikli Kolovani, Kreshnik Merxhani, Kledia Abbas, Liridona Hoxha dhe Kiara Muka.

Artikulli paraprakDITA NIS ME SHI, KTHJELLIME NË ORËT E PASDITES! SA DO TË ZBRESIN TEMPERATURAT
Artikulli tjetërKREU I KED THIRRET SOT PËR TË DËSHMUAR NË KOMISIONIN HETIMOR PËR METËN: DO T’I PËRGJIGJEM TË GJITHA PYETJEVE