Ish-sekretarja gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë është ndaluar nga policia, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.

Sipas policisë, “Edlira Shehu 43 vjeçe, banuese në Tiranë, nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

Artikulli paraprakINFO PLUS – 12.12.2019
Artikulli tjetërNË DY VITE 5.3 TON DROGË NGA SHQIPËRIA NË ITALI ME GOMONE