Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë vënë në pranga një shtetas shqiptar i cili rezultonte i shpallur në kërkim në Itali. Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi Astrit Nimani , banues në Lezhë, i cili do të mbahet në burg deri në momentin e ekstradimit.

Shtetasi në fjalë rezulton i dënuar me 13 vite heqje lirie nga Gjykata në Milano të Italisë për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik të narkotikëve”, parashikuar nga nenet 81 dhe 110 të Kodit Penal Italian.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA NESËR NË ZI KOMBËTARE,NËNTETARJA DO TË PREHET NË VARREZAT E DËSHMORËVE
Artikulli tjetërDITË ZIE KOMBËTARE/ SOT I JEPET LAMTUMIRA NËNTETARES ZARIFE HASANAJ