Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi gjatë fjalës së tij në Kongresin e jashtëzakonshëm të socialistëve i bëri lavde kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, me Ramën PS-ja është shumë e fortë.

“Në koalicion apo jo, të gjithë ata janë shkërmoqur. Ata duken shumë të dobët, se ne me Edi Ramën jemi shumë të fortë. Më lejoni që dhe në emrin tuaj, të deklaroj të hapur këtë Kongres.

Ne do të pasqyrojmë se si ia kemi dalë për të mbajtur fjalën e dhënë. Do të flasim për ekonominë, drejtësinë, sigurinë, politikat europiane, dhe për PS, se si duhet ta rienergjizojmë dhe më shumë.

Artikulli paraprakTRAGJIKE NË VENECIA/ MAKINA HUMB KONTROLLIN DHE PËRFUNDON NË UJË, VDESIN 2 TË RINJ SHQIPTARË DHE 1 VAJZË ITALIANE
Artikulli tjetërTONIGHT – 08.12.2023