Rastet e shkëputjes së energjisë elektrike në Njësië Administrative Hajmel duket se janë të përsëritura.

Historia e radhës vjen nga fshati Paçram, ku 81-vjeçares Lulë Koliqi e cila jeton e vetme dhe në varfëri të plotë, i është shkëputur energjia elektrike prej më shumë se një viti. Vëllai i 81-vjeçares thotë se energjia është shkëputur menjëherë pas zgjedhjeve vendore të vitit 2015. Lulë Koliqi jeton e vetme dhe në varfëri të plotë. Të ardhurat e pakta të saj sigurohen nga një pension i ulët, pjesa më e madhe e të cilit i duhet për të blerë ilaçe. 81-vjeçarja e ka të pamundur që të regjistrohet në skemat lehtësuese për të paguar debinë ndaj OSHEE-së, por as kjo nuk ka mjaftuar që ajo të ketë mundësi ta ndezë një llambë.

Artikulli paraprakSIGAL, PRANË QYETARËVE TASHMË NJË SHËRBIM I RI
Artikulli tjetërFORUMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT, NË MALËSINË E MADHE