Kjo është Bafte Abdullahi, e cila pothuajse çdo ditë e bën rrugën nga Postriba në Shkodër për të shitur punimet që realizon me dorë. 66 vjeçarja thotë se kjo është mundësia e vetme që ka gjetur për të siguruar pak të ardhura për familjen e saj. 66 vjeçarja detyrohet që të qëndrojë në trotuar me orë të tëra në këto ditë të ftohta dimri për të fituar bukën e gojës.

66 vjeçarja tregon se ka ditë që as shpenzimet e transportit për të ardhur në Shkodër nuk i nxjerr dot.

Kushtet e vështira të jetesës e detyrojnë Bafte Abdullahin të shesë në trotuaret e Shkodrës punimet e saj, pavarësisht se fitimet janë të pakta pasi interesi i qytetarëve për t’i blerë është i ulët.

Artikulli paraprakSHTOHEN RASTET E DHUNËS NË LEZHË
Artikulli tjetër“MOS I MBUSHNI BOMBULAT E GAZIT NË KARBURANTE”