Sot në Shqipëri do të vijnë 7 eurodeputetë të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, ku në axhendë do të kenë dhe diskutimet mbi krizën politike në Shqipëri.

Pikërisht të enjten ditën kur opozita do të zhvillojë protestën e radhës europarlamentarët do të kenë dhe konferencën për mediat.

Axhenda e sotme- Takimi me kryetarin e PD, Basha dhe kryetaren e LSI, Kryemadhi në orën 16:15, tek zyrat e BE-se.

Takimi me ministrin e Brendshëm, Sandër Leshaj në orën 17:10, tek zyrat e BE-se.

Takimi me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Gent Cakaj në Kryeministri në orën 18:10
Takimet te Enjten -Në orën 10:15 do të zhvillohet konferenca për shtyp e 7 eurodeputetëve.

Në 08:00 delegacioni i Parlamentit Evropian takohet me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në orën 09:00 delegacioni i PE takim me përfaqësues të organizatave dhe të shoqërisë civile..
Në orën 10:15 delegacioni i PE, i kryesuar nga Tunne Kelam do të zhvillojë një konferencë për shtyp.

Apeli- Kreu i delegacionit dhe Eurodeputeti i Partisë Popullore, Tune Kelam i ka kërkuar qeverisë dhe opozitës që të zgjidhin këtë situatë me anë të dialogut konstruktiv.

“Ne dënojmë me forcë retorikën politike që nxit dhunën dhe i kërkojmë opozitës që të riangazhohet me jetën parlamentare. Qeveria dhe opozita duhet ta kapërcejnë këtë situatë nëpërmjet dialogut konstruktiv.”

Në Shqipëri ata parashikohet të takojnë Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD Lulzim Basha. Pas Shqipërisë 7 eurodeputetët do të udhëtojë drejt Shkupit.

Artikulli paraprakZËDHËNËSI I CDU/CSU: BOJKOTI I OPOZITËS I GABUAR, HAP I MADH PRAPA
Artikulli tjetërKQZ THËRRET KANDIDATËT: JA 57 EMRAT QË MUND TË BËHEN DEPUTETË