Sot në orën 11:00 mblidhet Këshilli Politik për të diskutuar ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita në Kuvend dhe të mbështetura nga kryeministri Edi Rama.

Hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore do të jenë ato se çfarë do diskutohen.

Përveç Damian Gjiknurit, mazhoranca do të përfaqësohet dhe nga kryeministri Edi Rama. Ndërsa kreu i PD Lulzim Basha do jetë në Kosovë dhe në vend të tij mësohet se do të jetë sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, ndërsa nga opozita parlamentare vjen kreu i grupit Demokrat Myslim Murrizi.

Rama ftoi dhe presidentin Ilir Meta t’i bashkohej tryezës por presidenti nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Përveç presidentit, kryeministri i drejtoi ftesë dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ka qenë disi e tërhequr nga zhvillimet e zgjedhores.

Artikulli paraprakMSH: TESTET SEROLOGJIKE MUND TË KRYHEN NË PRIVAT
Artikulli tjetërBASHA SOT NË KOSOVË, ZBULOHET AXHENDA E VIZITËS DY DITORE