Holanda kërkon që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen të ndara sa i përket hapjes ose jo të negociatave me Bashkimin Evropian, vendim që pritet të merret më 15 tetor në Këshillin e Ministrave, për t’u zyrtarizuar në mbledhjen e Këshillit Evropian më 18 tetor.Përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme holandeze, shpërndarë nga ambasada e saj në Holandë,

thuhet se Holanda ndjek në mënyrë kritike progresin në të dyja vendet dhe është e mendimit se Këshilli duhet të vlerësojë secilin vend sipas meritave të veta.

“Vendet kandidate duhet të përmbushin kushtet strikte përpara se të bëjnë një hap tjetër në procesin e integrimit. Në Qershor 2018, Këshilli parashtroi një sërë kriteresh për t’u përmbushur nga Maqedonia e Veriut përpara hapjes së negociatave. Progresi i bërë është inkurajues.

Gjithashtu, marrëveshja e Prespës eshte nje shembull per rajonin. Vazhdimesia e rasteve te ndermara nga Prokuroria Speciale eshte siguruar me dorezimin tek Prokurori i Pergjithshem.

Nderkohe per Shqiperine Ministria e jashtme Holandeze thekson.

“Keshilli ka parashtruar nje sere kriteresh per t’u permbushur nga Shqiperia perpara hapjes se negociatave. Hollanda e mirepret punen e madhe dhe hapat e ndermarra ne vitin e fundit. Hollanda mendon se me shume pune duhet bere ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar”.

Ne reagimin e ministrise se jashtme holandeze nuk thuhet se Haga do ta bllokoje apo do t’i jape driten jeshile hapjes se negociatave per Shqiperine.

Në 17- 18 tetor, Këshilli i Europës, do të marrë vendimin lidhur me çeljen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI NUK MERR PJESË NË MBLEDHJET E KËSHILLIT
Artikulli tjetërRAMA: LIGJ TË RI PËR TË FRENUAR DHUNËN NDAJ GRAVE!