Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së vendosin sot nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’i hapen negociatat. Mediat italiane, referuar burimeve nga takimi i liderëve të BE-së që po zhvillohet në Bruksel shkruajnë se nuk është arritur që të bindet Presidenti francez Macron. Ndërkohë që kundër Shqipërisë janë pozicionuar edhe Holanda me Danimarkën.

Pas qëndrimit të Macron, Angela Merkel nuk mundi ta bindë, dhe vetë ajo pranoi se shanset për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk janë të mira. Po kështu ditën e djeshme Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa mori pjesë në samitin e liderëve të BE-së deklaroi se për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut nuk sheh shpresë në horizont.

Artikulli paraprakSHËNDETI I STOMAKUT – CILAT JANË MËNGJESET QË DUHET TË HANI
Artikulli tjetërINFO PLUS – 18/10/2019