Nëna e Kostandin Kacifës, i cili u vra një ditë më parë nga përplasja me policinë shqiptare ka folur për mediat greke.

Në një lidhje telefonike për televizionin Antena, gruaja vajton djalin e saj. Ajo nuk është në gjendje të flasë, ndërsa artikulon fjalët “pse duhet të vrisnin djalin tim”.

“Pse duhet të më vrisnin fëmijën tim? Shqiptarët nuk i donin pakicat”, shprehet e dëshpëruar nëna e 35-vjeçarit.

“Unë nuk dua më jetën time pa fëmijën tim, pa shpirtin tim”, tha gruaja duke qarë, më pas mbylli telefonin, pasi nuk ishte në gjendje të fliste.

Dy motrat e Konstandin Kacifës, të cilat jetojnë në Athinë, shkuan në fshat gjatë natës për të mbështetur nënën e tyre.

“Gruaja ditën e djeshme nuk ishte në dijeni për ngjarjen, por ajo pa policinë shqiptare të armatosur, e cila shkoi në shtëpinë e saj për të kontrolluar për djalin”, shkruajnë mediat greke.

 

Artikulli paraprakSHERR ME THIKA MES GREKËVE DHE SHQIPTARËVE NË GREQI, GJASHTË PERSONA TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërBËHET BABA, FLE NË SPITAL DHE REALIZON TRE GOLA… 24 ORËT E IAGO ASPAS