Kisha katolike ka dalë kundër projektligjit të ri të qeverisë shqiptare mbi shëndetin riprodhues i cili pritet të ligjërojë nënat surrogato në Shqipëri. Gjatë meshës së shenjtë të festës së Zojës së Këshillit të Mirë në kishën e Zojës në Shkodër ipeshkëvi i Rrëshenit monsinjor Gjergj Meta tha se po synojnë të tronditet roli i nënës dhe të krishterët nuk e pranojnë projektligjin për nënat surrogate.

Ndërkohë gjatë meshës së shenjtë arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra i cili pas dorëheqjes, kremtoi meshën e tij të fundit në praninë e gjithë ipeshkëvinjve të Shqipërisë në festën e Zojës së Këshillit të Mirë tha se kisha shqiptare duhet që të ripërtërihet sepse po përballet me probleme.

I pranishëm në këtë meshë ishte edhe Nunci Apostolik në Shqipëri Luigi Bonazzi i cili dha mesazhe për familjen e cila ka sfida të mëdha.

Kisha e Zojës së Shkodrës tashmë zyrtarisht ka marrë statusin Bazilikë pasi Papa Françesku pranoi kërkesën e arqipeshkëvit të Shkodrës duke dhënë miratuar dekret të rëndësishëm.

Artikulli paraprakREAGON QATIP OSMANI: LARGIMI NGA VLLAZNIA I PAPRITUR PËR MUA
Artikulli tjetërTONIGHT – 26.04.2024