Shqipëria dhe Mali i Zi kanë firmosur disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi. Qeveritë e dy vendeve zhvilluan një mbledhje të përbashkët të zhvilluar sot në Shkodër.

Një prej marrëveshjeve të rëndësishme është ajo për Policimin Ajror dhe Emergjencat Civile. Hapja e dy pikave të reja kalimtare mes dy vendeve si dhe vënia në funksionim e një tjetër pike,

ishin gjithashtu një tjetër marrëveshje e firmosur nga kryeministrat Edi Rama dhe Dushko Markoviç.

Nënshkrimi i marrëveshjeve për policimin ajror dhe Emergjencave Civile është përshëndetur edhe nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Si anëtarë të NATO-s kontribuojmë në mënyrën më të mirë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Shqipëria dhe Mali i Zi kontribuues faktik në rritjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe NATO.

Marrëveshjet, hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë rajonal dhe atë euro-atlanik. Shqipëria dhe Mali i Zi, bashkëpunim të shkëlqyer në emergjencat civile dhe patrullimin ajror.

Vullnet të përbashkët për të bashkërenduar përpjekjet për rritjen e sigurisë së qytetarëve tanë.

Ndajmë të njëjtat rreziqe dhe përballemi me të njëjtat sfida me Malin e Zi. Pranë njeri-tjetrit për t’i ofruar ndihmë për të përballuar me sukses këto kërcënime të përbashkëta. Vendet tona kanë detyrime ndaj Aleancës.

Këto marrëveshje materializojnë pikërisht përmbushjen e këtyre detyrimeve. I hapim rrugën bashkëpunimit për rritjen e sigurisë në rajon dhe zonën Euro-Atlantike- u shpreh Olta Xhaçka

Artikulli paraprakDËSHTIMI NË BOTËROR, S’KA REVOLUCION TE GJERMANIA, LOW RIKONFIRMOHET NË PANKINË
Artikulli tjetërMARRËVESHJET ME MALIN E ZI/ RAMA ME MARKOVIÇ: DO TË NISË PUNA PËR AUTOSTRADËN ADRIATIKO-JONIANE