Me dhjetera vetë kanë humbur jetën në Nepal pas përmbytjeve të befasishme dhe rrëshqitjeve të tokës, të shkaktuara nga shirat e dendura të musonit.

Shume nepalezë vazhdojnë të jetojnë në tenda pas tërmetit të fuqishëm të vitit të kaluar, e kushtet e ashpra atmofesrike i kanë goditur ata më fort se të tjerët. Një video amatore nga rajoni Rupandehi tregon sesi fuqia e ujrave të rrëmbyer arrin të shkatërrojë dhe një barrierë mbrojtëse. Bilanci i viktimave deri më tani llogaritet në 64 vetë, ndërsa 6 mijë persona janë aktualisht të rrezikuar nga përmbytjet dhe policia po kërkon mënyrat për t’i shpëtuar duke përfshirë këtu helikopterët. Shumica e jetëve të humbura u regjistruan vetëm gjatë 2 ditëve të fundit. 20 persona rezultojnë të zhdukur. Në Indinë fqinje, përmbytjet masive kanë prekur më shumë se 1.6 million vetë e kanë mbuluar në ujë fshatra të tëra. Si vërshimet e ujrave, ashtu dhe rrëshqitjet e dheut në të dyja vendet nuk janë të pazakonta gjatë sezonit të musonëve, që nis në muajin qershor e përfundon në shtator. Bilanci i vdekjeve mbërrin në qindra vetë thuajse çdo vit.

Artikulli paraprakVJEN SËRISH I NXEHTI AFRIKAN
Artikulli tjetërME PISTOLETË PA LEJE NË ÇANTË, I RIU PLAGOSET NGA PAKUJDESIA