Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar u bën thirrje të gjithë pasagjerëve që kanë planifikuar të udhëtojnë ditën e sotme drejt Italisë dhe nga aeroportet e saj, që të kenë kujdes pasi sindikatat e punonjësve në shtetin fqinj, kanë paralajmëruar një grevë 4 orëshe nga ora 10.00 e paradites deri në 14.00.

Si pasojë e kësaj greve pritet të krijohen vonesa të fluturimeve. Autoriteti i Aviacionit Civil i këshillon pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë që kanë rezervuar biletën, për tu informuar për statusin e fluturimit para nisjes drejt aeroportit, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata.

Artikulli paraprakGJENDET NJË KUFOMË E DEKOMPOZUAR NË PUKË
Artikulli tjetërSA SHQIPTARË E NJOHIN GJUHËN ANGLEZE? JA ÇFARË THOTË STUDIMI I FUNDIT (HARTA)