Do të mbahen nesër nga ora 10:00 në orën 12:00 në Teatrin Kombëtar homazhet në nder të aktorit dhe skenaristit të njohur Lazër Filipi dhe më pas do të bëhet përcjellja për në banesën e fundit.

Lazër Filipi u nda dje nga jeta dje në moshën 95 vjeçare. Gjatë karrierës së tij, artisti shkodran interpretoi rreth 80 role në teatër e kinematografi si: Vasili, Truviçi, Dobçinski, xha Shazua, Gjica, Ksanti, Klarku etj. Kryeroli i tij mbetet roli i Leninit në dramën “Orët e Kremlinit”. Por me të njëjtin pasion, aktori Filipi interpretoi edhe në shumë filma artistikë në kinematografi. Lazër Filipi ka dhënë një kontribut të jashtzakonshëm në themelimin dhe konsolidimin e Teatrit profesionist shqiptar. Ai është pjesë e plejadës së aktorëve që kanë vënë themelet e teatrit profesionist duke lënë si trashgimi kulturore vlera dhe kontribute të cmuara për brezat që do të vinë. Teatri Kombëtar i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolegëve për humbjen.

Artikulli paraprakTËRMET NË GJIROKASTËR
Artikulli tjetërPD: SELAMI FIGURON I DËNUAR NË ITALI PËR TRAFIK QËNIESH NJERËZORE