Tre muaj para zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit në kongresin e Partisë Socialiste do të rikonfirmohet Erion Veliaj si kandidat për një mandate të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës,

si dhe do të bëhen publike lista me këshilltarët bashkiakë për Kryeqytetin. Kryetarja e selisë rozë për kryeqytetin shprehet se vendimi do të merret pavarësisht qëndrimeve që është duke mbajtur opozita.

Blerina Gjylameti: “Nesër do të flasim për Tiranën. Konfirmimin e Tiranës për transformimin rrënjësor që ka pasur Tirana”.

Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Elektorale u shpreh se do të diskutohen edhe ndryshimet e fundit në draftin e Kodit Zgjedhor depozituar në Kuvend. Blerina Gjylameti ftoi të gjitha partitë brenda dhe jashtë Parlamentit që të ulen në tryezë.

Të gjithë aktorët kryesorë politikë në Shqipëri janë të ftuar nga ne të reflektojnë ndryshimet e tjera që të mund të jetë të mundshme. Ajo çfarë pritet nga çdo deputet është se çfarë qytetarët kanë besuar tek ai.

Pasi të kemi një përgjigje sa i takon draftit nga OSBE/ ODIHR do shikojmë për pjesën e votimit në parlament.PS do të shkojë në zgjedhje edhe nësë PD me aleatët e saj do ti bojkotojnë ato.

Blerina Gjylameti: “Gjithkush është i lirë të vendosë nëse merr pjesë në zgjedhje apo jo. Ajo çfarë na takon ne si maxhorancë është që ti bëjmë thirrje të jenë pjesë e proceseve zgjedhore por sa i takon anës ligjore nuk cënon asgjë mospjesëmarrja e njërës palë”.

Ish kreu socialist Fatos Nano ka konfirmuar tashmë pjesëmarrjen dhe do të jetë pjesë e paneleve të diskutimit. Shembujt e qeverisjes lokale, platforma e “Bashkëqeverisjes” si dhe “Pakti për Universitetin” do të jenë 3 shtyllat e Kongresit të PS.

Punimet do të hapen me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm. Do të marrin fjalën Ministra, kryebashkiakë, ndërs në sesionin e dytë për “Bashkinë që Duam” do të flasë Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj.

Delegatët do të përshëndetën edhe nga partitë simotra evropiane ku nuk do të mungojë edhe Tania Fajon.

Artikulli paraprakGJAKMARRJA NË SHKODËR, SHIFRAT ALARMANTE
Artikulli tjetërRAMA: NË BERLIN ISHA PËR NEGOCIATAT, ME ATA QË SAJUAN SËMUNDJEN SHIHEMI NË GJYQ