Ditën e nesërme 20 qershor, Kosova dhe Shqipëria do të mbajnë mbledhjen e 8-të të përbashkët qeveritare, ku pritet firmosja e disa marrëveshjeve.

Është zbardhur axhenda e plotë të kryeministrit Edi Rama, ku mësohet se gjithçka pritet të nisë në orën 11:15, për të vijuar me fjalë të mbajtur nga 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, e më pas nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim.

Pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve, do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Mbledhja e fundit ka qenë në muajin nëntor të vitit të kaluar, ku Shqipëria dhe Kosova nënshkruan 13 marrëveshje të reja në mbledhjen e përbashkët e dy qeverive në qytetin e Elbasanit.

Ceremonia zyrtare e pritjes

11:15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë – Shqipëri

Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

12:20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë.

12:30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

12:45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave

18:00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI RAMA SOT VIZITON FAMILJEN E HASHIM THAÇIT NË BUROJË
Artikulli tjetër“NË MAL APO BUZË DETIT”, RAMA: KUJDES SHËNDETËSOR 24 ORË PËR PUSHUESIT DHE TURISTËT NGA VERIU NË JUG