Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve. Në një postim në Facebook, Meta uron sa më shumë mbarësi e begati për çdo familje.

“KRISHTI U NGJALL! VËRTET U NGJALL! Gëzuar Pashkën e Madhe të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar! Sa më shumë mbarësi, paqe, begati dhe lumturi në çdo familje! Ngjallja e Krishtit na mëson se sa do i pathyeshëm të duket Djalli, nuk ka forcë që mund t’i ndalë dritën dhe të mirën që të mposhtin errësirën dhe të keqen.

Lutja e fundit e Krishtit mbi Kryq: “O Atë, fali ata, sepse nuk dinë se ç’bëjnë!” na kujton se veprat e këqija duhet luftuar me kryengritjen e dashurisë. Le të kremtojmë triumfin e jetës mbi vdekjen me besim të palëkundur dhe energji të ripërtërira, me ngjallje të vërtetë të shpresës në zemrat tona për një të nesërme më të mirë, që patjetër do të vijë! NGA MOT GËZUAR PASHKËN”, shkruan Meta.

Artikulli paraprakKRYEPARLAMENTARJA LINDITA NIKOLLA URON BESIMTARËT PËR PASHKËT ORTODOKSE
Artikulli tjetërHUMB KONTROLLIN E MJETIT DHE PËRFUNDON NË LANË, HUMB JETËN SHOFERI