Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën apel gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e nesërme, e martë 21 maj nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas,

se për shkak të një greve që pritet të jetë 24 orëshe në vendin fqinj, do të ketë anulime dhe vonesa të fluturimeve.

Vonesat dhe anulimet e më shumë se gjysmës së fluturimeve vijnë si pasojë e një greve të pilotëve, teknikëve dhe asistentëve të fluturimit të kompanisë Alitalia, Blue Panorama dhe Blue Air.

“Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë ditën e martë, që të kontrollojnë dhe të komunikojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimin, për tu njohur me statusin e fluturimit”, njofton Autoriteti i Aviacionit Civil.

Artikulli paraprakISMAIL KADARE DHE HELENA KADARE TAKIM ME FËMIJËT JETIM
Artikulli tjetërAKU GJOBIT FABRIKËN: S’ JUSTIFIKON 2.3 TON QUMËSHT PLUHUR E 21 TON VAJ PALME