E shtuna dhe e diela do të jenë ditët më të ftohta se ato që kemi lënë pas.

Ky është vlerësimi i sinoptikanëve sipas të dhënave atmoferike për vendin tonë. Të dielën pritet që temperaturat të jenë tepër të ftohta. Shërbimi i emergjencave Civile thotë se temperatura ekstreme pritet të shkojë deri në -21°C në zonat malore në vendet e ulëta deri në -9 °C. Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten:

Në vendet malore: Temperaturat minimale do të zbresin deri në -21°C, ndërsa ato maksimale do tëngjiten deri në -9°C.

Në vendet e ulëta: Temperaturat minimale do të zbresin deri në -9°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në -2°C.

Në bregdet: Temperaturat minimale do të zbresin deri në -6°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 0°C.

Raporti Insititui i gjeo shkencave bën me dije se temperatura më minmale gjatë kësaj fundjeve do të jetë – 20 gradë celcius në zonat e thella malore, në veri dhe dhe në Lindje të vendit. Ndërsa në zonën perendimore dhe në bregdet temparaturat do të shkojnë në rënie në – 9 grade celcius. Instituti i gjeo-shkencave më me dije që reshjet e dëborës janë ndërprerë por vendi është nën kërcenimin e ngricave. Temperaturat pësuan një rënie ne vlerën 6 gradë këtë të shtunë. Rritje të temperaturave edhe pse me pak gradë do te ketë ditën e hënë deri të mërkurën e javës së ardshme.

Artikulli paraprakGJASHTË TË VDEKUR PAS PROTESTAVE TË KARBURANTEVE NË MEKSIKË
Artikulli tjetërMEDIAT ITALIANE JAPIN ALARMIN: SHQIPËRIA FRONTI I RI I ISIS