“E përsëris dhe ua them miqve dhe armiqve të mi: nuk do të kemi armëpushim pa pengje të lirë”,- është shprehur kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një konferencë për mediat.

Netanyahu ka deklaruar se është në kontakt të vazhdueshëm me Joe Biden dhe se Izraeli e vlerëson mbështetjen nga SHBA..
Ndër të tjera, Netanyahu është zotuar se do të shkatërrojë plotësisht kapacitetin e Hamasit për të kontrolluar Rripin e Gazës.

“Thirrja ime drejtuar qytetarëve të Gazës është: ju lutemi shkoni në jug. Përfundoni lëvizjen në jug sepse Izraeli nuk do të ndalet”,- shtoi ai.

Artikulli paraprakMARRËVESHJA SHQIPËRI-ITALI PËR EMIGRANTËT, REAGON AGJENCIA E OKB
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, PRURJE TË MËDHA NË PËRROIN E ZMEJËS, RREZIKOJNË PËRMBYTJEN DISA BANESA