Bashkia e Tiranës ka zgjedhur që festën e ndërrimit të viteve ta presë së bashku me qytetarët në sheshin “Skënderbej”, me një koncert festiv dhe spektakël fishekzjarrësh. Krahas muzikës nga DJ më të mirë në kryeqytet, mbrëmja do të elektrizohet nga muzika e Getoar Selimit dhe Ardit Çunit.

Nuk do të mungojë as Luana Vjollca e cila është një nga figurat më të dashura të ekranit. Koncerti i organizuar nga Bashkia pritet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit. Gjatë gjithë dhjetorit në sheshin “Skënderbej” janë organizuar koncerte të ndryshme me këngëtarët më të njohur në vend.

Gjatë vitit 2022 Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë duke zhvilluar mbi 1 mijë aktivitete të ndryshme social-kulturore. Falë dhe këtij suksesi dhe vëmendjes së treguar ndaj sportit, gjatë vitit 2023, Tirana do të jetë dhe “Qyteti Europian i Sportit”.

Artikulli paraprak10 MIJË LEKË NË JANAR PËR 9604 PUNONJËS POLICIE, RAMA: PRANË SHËRBËTORËVE TË SHTETIT E TË POPULLIT SHQIPTAR
Artikulli tjetërINSTAT KONFIRMON: RRETH 623 MIJË PERSONA JETOJNË NËN KUFIRIN E RREZIKUT PËR TË QENË I VARFËR