Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i është bashkuar një videoje me mesazhe sensibilizuese që ka në fokus promovimin e brezit të ri të vajzave.

Në lidhje me videon e ideuar dhe përgatitur nga aktivistë të të drejtave të njeriut në Shqipëri, Ministrja Kushi shprehet se: “Iu bashkova me shumë kënaqësi videos ndërgjegjësuese në kuadër të fushatës #hapiudhëvajzave”, nëpërmjet së cilës përcjellim mesazhin se çdo grua apo vajzë e suksesshme sot me arritjet e saj mund të mbështesë brezin e ri të vajzave që po rriten”.

Në videon e publikuar shihen emra të njohur dhe personazhe të politikës por edhe të artit e kulturës dhe jo vetëm, duke nisur nga bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, deputetja Rudina Hajdari, kandidatja për deputete, inxhinierja Luljeta Bozo, apo dhe aktoret e njohura Marjana Kondi dhe Ema Andrea.

 

Artikulli paraprakEMIGRANTI KTHEHET NGA LONDRA PËR T’U FUTUR NË LISTAT E PS, MESAZHI QË JEP PARA RAMËS
Artikulli tjetërSHKODËR, ALEANCA E GRAVE KËSHILLTARE KËRKESA POLITIKËS