Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruarr Edmond Omerin, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Rruga e Gabuar”.

Ai u vu në pranga mbi bazën e përgjimeve telefonike për emigrantët ilegal drejt ShBA dhe BE.

Nga verifikimi i bërë në gjykatë dhe me akt ekspertimi mjeko-ligjor rezulton se 52-vjeçari Omeri është memec.Prokuroria e akuzonte 52-vjeçarin Edmond Omeri si pjesë e grupit që koordinonte trafikun e emigrantët.

Për masën ndaj Omerit, Prokuroria paraqiti si provë përgjime telefonike me pretendimin se ishte zëri i Edmond Omerit.

Gjatë operacionit ‘Rruga e gabuar’ u arrestuan 22 persona.

Artikulli paraprakAGRON DUKA FIRMOS DORËHEQJEN E MANDATIT
Artikulli tjetërZGJATEN ME TRE MUAJ HETIMET PËR DOSJEN E KOKAINËS NË MAMINAS