Nga sot 5 shërbime të reja doganore do të realizohen përmes portalit eAlbania. Aktualisht, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave kishte 34 shërbime që mundësoheshin online. Ndërkohë bazuar në Urdhërin Nr. 31, datë 14.06.2021 “Mbi shtimin e numrit të shërbimeve online në portalin e-Albania”, qytetarët dhe bizneset mund të aplikojnë online nëpërmjet portalit eAlbania edhe për 5 shërbime të tjera, duke e çuar në 39 numrin e shërbimeve online.

Ato janë
1. Aplikim për Autorizim për Administrim të ambienteve të Magazinimit të Përkohshëm
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15089/DPD_15089_n4_s3_web.aspx
https://app.e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15089/DPD_15089_n4_s3_app.aspx

2. Kërkesë për miratim të Autorizimit për përdorimin proçedurës së deklarimit të thjeshtëzuar
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15090/DPD_15090_n4_s3_web.aspx
https://app.e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15090/DPD_15090_n4_s3_app.aspx

3. Kërkesë për shtesa/ndryshime në Autorizimin e Magazinimit të Përkohshëm
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15092/DPD_15092_n4_s3_web.aspx
https://app.e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15092/DPD_15092_n4_s3_app.aspx

4. Kërkesë për transferim Agjenti doganor nga një Agjenci Doganore në një tjetër
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15094/DPD_15094_n4_s3_web.aspx
https://app.e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15094/DPD_15094_n4_s3_app.aspx

5. Kërkesë për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve nga një mbajtës tek një tjetër të autorizimit për RLP me përjashtim të pjesshëm
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15096/DPD_15096_n4_s3_web.aspx
https://app.e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15096/DPD_15096_n4_s3_app.aspx

“Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit, Nr. 153 Prot., datë 25.11.2019 “Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve vetëm online nga data 01.01.2020”, një pjesë e aplikimeve për vendime të favorshme (autorizime, leje dhe licensa) realizohen vetëm online përmes portalit e-Albania.

Artikulli paraprakKOSOVA ME KOD TË RI SJELLJE PËR DEPUTETËT
Artikulli tjetërSTANO PËR STRUKTURAT PARALELE: BE NË KOSOVË MBËSHTET NJË STRUKTURË TË VETME