Në kushtet kur opozita ka bojkotuar punën e komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, maxhoranca njofton se po përgatit një draft të vetin.

Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm, deputeti socialist, Bledi Çuçi bëri thirrje partive të opozitës të bëhen pjesë e diskutimeve për ndrshimin e ligjit elektoral.

Normalisht që opozita është në bojkot, nuk ka ardhur. Ka braktisur edhe komisionin për reformën zgjedhore, megjithatë ekspertët e maxhorancës dhe ekspertët e kontraktuar nga ambasada gjermane për draftimin e amendimeve që adresojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR jnë duke punuar.

Javën tjetër do kemi një draft të cilin do ta bëjmë publik, do ua përcjellim edhe partive të tjera, Shoqërisë Civile, një draft që pasqyuron rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ne po ecim me të gjithë paketën që adreson rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Shpresoj që edhe opozita të vijë dhe të bëhet pjesë e këtij procesi deri në fund. Ne si maxhorancë do kryejmë detyrimet tona dhe përgjegjësinë tonë që kemi përpara shqiptarëve. Reforma nuk ka vdekur, ende.

Në datën 8 tetor, PS pritet të bëjë publike amendimet e saj në Kodin Zgjedhor, të hartuar nga ekspertët e selisë rozë. Megjithatë, ky draft nuk mund të kalojë pa konsensusin dhe votat e opozitës.

Në grupin e ekspertëve të PS po punon edhe ish-deputeti demokrat, Viktor Gumi. Një nga pikat interesante të draftit pritet të jetë identifikimi elektronik i votuesve por edhe mundësia e votimit elektronik në zgjedhjet vendore të qershorit 2019.

Nga ana tjetër, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka paralajmëruar se zgjedhjet e vitit të ardhshëm mund të bëhen edhe me ligjin ekzistues, nëse do mungojë konsensusio për amendimet në Kodin Elektoral.

Artikulli paraprakINTERVISTA E XHISIELËS, BERISHA FAJËSON RAMËN: SHPËLARJE TRURI
Artikulli tjetërJEPET PRETENCA TE KRIMET E RËNDA, 17 VITE BURG PËR EMILJANO SHULLAZIN