Policia e Shkodres ne Komunikaten per shtyp ka sqaruar ngjarjen e ne aksin rrugor Shkoder – Muriqan

 

Komunikata e plote:Policia ka marrë një telefonatë nga shtetasi me iniciale B. K. 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër. Ai pretendon se ishte duke udhëtuar me mjetin tip “Benz”, me targë AA655MK, të marrë qera, kur në hyrje të rrugicës për në banesë, 3 persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë shkuar në vendngjarje. Nuk ka viktima apo të lënduar. Pasi u bë kontrolli i territorit nuk është gjetur ndonjë gëzhojë. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet dhe po punohet për të percaktuar rrethanat e ngjarjes. Në përfundim do të dërgohet informacioni i plotë.

 

 

Artikulli paraprakATENTAT MAKINËS, NË AKSIN RRUGOR SHKODËR – MURIQAN
Artikulli tjetër“MIRËNJOHJA E QYTETIT” PROFESORIT TË SHQUAR ZEF DUSHI