Policia e Shkodrës në një komunikatë për mediat, ka sqaruar ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së henës në Lagjen Gjuhadol te qytetit te Shkodres.

Sipas njoftimit te policise se Shkodres behet me dije se rreth orës 19 pas një njoftimi të marrë për plagosje me armë zjarri, forcat policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Volksëagen Golf”, me targë AA686 DX, në pronësi të shtetasit V. Ç. 36 vjeç banues në fshatin Bardhaj Shkodër (vëllai i viktimës) ishte i plagosur me armë zjarri në kokë shtetasi Andrea Çobaj, 26 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, i cili pasi u dërgua në Spitalin Rajonal Shkodër në gjëndje të rëndë shëndetësore, nuk ka mundur ti mbijetojë plagës së marrë dhe ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale : – Një armë zjarri pistoletë tip “Berette”, me godites në pozicion zjarri. – Një gëzhojë e cila u gjet në pjesën e poshtme të ndenjëses së parë të shoferit. Nga terësia e veprimeve të kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kqyrjes së kufomës rezulton të ketë qënë një vetëvrasje. Nga rekordet e Policisë viktima nuk rezultonte me precedent penal. Nga informacionet e marra në mënyrë konfidenciale rezulton që viktima nuk kishte patur konflike dhe nuk ka qënë problematik. Po punohet për sqarimin e motivit të kryerjes së aktit të vetëvrasjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, pë veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakARRESTOHET NË FLANGRANCË NJË PERSON PËR TRAFIKIM TË LËNDËVE NARKOTIKE
Artikulli tjetërDËNOHET ME 35 VITE BURG DENIS ARRILA PËR VRASJEN E INDRIT HALITIT