Ka nisur që prej orës 10:15 minuta mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Siç edhe ishte paralajmëruar në këtë asamble u miratua rendi i ditës, ndërkohë që fokusi janë zgjedhjet e ardhshme lokale, oferta e socialistëve për opozitën, dhe zërat e mundshëm për ndryshime në qeveri.

Në rendin e ditës që është miratuar në Asamble, nuk përfshihen ndryshime në kabinetin qeveritar.

Rendi i ditës në Asamblenë e PS-së

1. Raport Kombëtar i Llogaridhënies Publike të Qeverisë “Puna për Shqipërinë që Duam”.
2. Raport i Grupit të Punës së Asamblesë Kombëtare të Partisë “Mbi performancën e përfaqësuesve të PS në qeverisjen vendore”
3. Udhëzim për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillave Bashkiakë për zgjedhjet vendore 2019.
4. Raporti Kombëtar i Bashkëqeverisjes deri më 31.08.2018
5. Raport mbi punën e Grupit Parlamentar të PS në dy sesionet e para të legjislaturës së IX.
6. Informacion mbi punën e strukturave vendore të partisë në raport me Axhendën Politike Vjetore të Partisë.
7. Udhëzim për fillimin e Fushatës Kombëtare “E gjithë vëmendja tek njerëzit”
8. Miratimi i strategjisë “Partia Socialiste për ty”
9. E drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
10. Vendim për unifikimin e regjistrit digjital të PS.

Në Asamblenë Kombëtare ndodhen figurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste. Ish-ministra e ish-deputetë, kryetarë bashkish e drejtues në qarqe kanë marrë pjesë në këtë Asamble.

Ka spikatur kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i cili është fotografuar teksa ka mbërritur me biçikletë.

Artikulli paraprakMANASTIRLIU NDIHMON TË MOSHUARIN SHKODRAN, REALIZOHET ME SUKSES NDËRHYRJA NË SY
Artikulli tjetër“HIGH SPEED” PRANGOS DY TË RINJ NË LEZHË, IU GJET DROGË NË MAKINË