Festivali teatror “Gjegju Fest” ka nisur edicionin e tij të dytë në Shkodër. Në skenën e Teatrit “Migjeni” u shfaq vepra “Kur gënjeshtra vishet si e vërtetë”, me regji të Astrit Fanit, e cila trajton një nga problematikat e shoqërisë së sotme, dezinformimin dhe vështirësinë për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra.

Në një kohë kur informacioni përhapet me shpejtësi përmes rrjeteve sociale, shfaqja synon të nxisë reflektimin mbi mënyrën se si perceptojmë dhe interpretojmë atë që na rrethon. Përmes interpretimit skenik, edhe aktorët e rinj përcjellin mesazhe mbi pasojat që mund të sjellë dezinformimi në jetën e përditshme, duke vënë theksin te rëndësia e të menduarit kritik dhe e verifikimit të informacionit.

Festivali “Gjegju Fest” do të vijojë edhe gjatë netëve të ardhshme në Shkodër, me shfaqje të tjera teatrore, duke sjellë për publikun krijimtari skenike dhe duke pasuruar jetën kulturore të qytetit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHPËRTHIM TRITOLI NË ISHULL-LEZHË
Artikulli tjetërPROTESTAT, REAGON IPESHKVI I LEZHËS