Shkodra është bërë për herë të parë mikpritëse e një turneu të veçantë, siç është kampionati europian i priftërinjve në mini-futboll. Kështu, janë 17-Kombëtare nga e gjitha Europa që marrin pjesë në këtë kampionat europian. Për Arqipeshkvin e Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, kjo është një nisëm interesante.

Ndeshja e parë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ishte mes priftërinjve të Shqipërisë dhe atyre të Kroacisë, ku ekipi kroat fitoi me rezultatin 2-0. Pikërisht, Kroacia dhe Portugalia pritet të jenë dy pretendentët kryesorë për fitimin e edicionit të 16-të të këtij Europiani.

Artikulli paraprakDEPARTAMENTI I ARTEVE HAP EKSPOZITË
Artikulli tjetërRAMA MESAZH SHQIPTARËVE PËR FIRMOSJEN E MARRËVESHJES NË ROMË