Ashtu si ne gjithe Shqiperine edhe ne Qarkun e Shkodres, diten e sotme ka nisur perzgjedhja e tekteve per vitin shkollor 2016-2017.

Mësuesit e shkollave, si të 9-vjeçareve ashtu edhe të mesmeve, deri me daten 27 do te bejne përzgjedhjen e teksteve, që i konsiderojnë të duhurit në lëndën që ata japin mësim. Nderkohe Inspektorja e DAR Shkoder Elira Smakaj tregon per Star Plus proceduren e kesaj perzgjedhjeje qe do te behet mbi bazen e katalogut te publikuar nga Ministria e Arsimit. Inspektorja Smakaj tregon se risi per kete vit do te jene klasat e para dhe te gjashta. Përzgjedhja do të bëhet e monitoruar dhe e organizuar nga Ministria e Arsimit dhe nga një grup monitoruesish nga drejtoritë Arsimore Rajonale, të cilët do të ndjekin të gjithë procesin.

Artikulli paraprakDIGJET APARATURA PËR KARTAT E SHËNDETIT
Artikulli tjetërGJYKATA E LARTË RRËZON REKURSIN E PROKURORISË PËR “21 JANARIN”