Prej të martës, gjashtë shqiptarë duhet të përgjigjen përpara autoriteteve të drejtësisë gjermane.

Burrat e moshës mes 21 dhe 39 vjeç, akuzohen se mes shtatorit 2016 dhe qershorit 2017 kanë shpërndarë dhjetëra kilogram kokainë si dhe qindra kilogram marihuanë nëpër kafenetë e Këlnit

Shefi i bandës gjatë veprimit të tij kriminal ka qenë 21 vjeç. Banda e kishte marrë drogën nga Shqipëria, ndërsa gjatë bisedave telefonikë ata flisnin me sistem kodesh, duke e emërtuar ndryshe marihuanën ose drogën.

Nga bastisja e shtëpive të tyre janë sekuestruar sasi e madhe droge dhe municione armësh.

Artikulli paraprakVRASJA E 19-VJEÇARIT,FAMILJA AKUZON POLICINE,AUTORET SHQIPTARE U ARRATISËN
Artikulli tjetërARRESTOHEN DY HAJDUTE: NJËRI VIDHTE MOTOÇIKLETA, TJETRI BIZHUTERI FLORIRI