Kjo është skena e ditës së sotme në Mekë. Dy milionë myslimanë nga e gjithë bota filluan të mblidhen në malin Arafat për kulmimin e elegrinazhit të haxhit në Arabinë Saudite. Helikopterët fluturuan rreth zonës së njohur si Jabal el-Rahma – ose Mali i Mëshirës – pranë Mekës.

Të veshur me të bardha, pelegrinët mund të shiheshin duke ngjitur anët e kodrës dhe duke marrë pozicione për t’u lutur në shkëmbinj të nxehur nga dielli në mëngjes. Të tjerët u vendosën në çadra të improvizuara përgjatë anës së rrugës. Dita e dytë e haxhit, një domosdoshmëri për të gjithë myslimanët përjashtuar ata me aftësi të kufizuara, i kushtohet lutjes dhe reflektimit. Arafati është vendi ku myslimanët besojnë se Profeti Muhamed ka dhënë predikimin e tij të fundit rreth 14 shekuj më parë pasi udhëhoqi ithtarët e tij në pelegrinazh. “Unë u ngjita natën e kaluar dhe u luta, fotografova dhe thirra familjen dhe miqtë”, tha Maia, 32-vjeçare nga Xhakarta.

Noura Sulieman, një pelegrin nga Filipinet, tha se kishte qenë në haxh shumë herë më parë dhe ishte përsëri këtu për t’u lutur për familjen e saj. Nuk kishte shkuar ora akoma 10 dhe temperaturat kishin kaluar 30 gradë. “Ne kemi vendosur 326 ambulanca në rrugën e pelegrinazhit në mënyrë që ata të mund të kujdesen për të sëmurët shumë shpejt”, tha Meshal Alanazi i Gjysmëhënës së Kuqe.

Në mbrëmje, pelegrinët do të udhëtojnë në Muzdalifa ku do të qëndrojnë natën para se të marrin pjesë në gjuajtjen me gurë të djallit. Rituali në Ura e Jamaratit ishte skena e një rrëmuje në vitin 2015 që mori jetën e 2,300 pelegrinëve – fatkeqësia më e madhe në historinë e haxhit.

Artikulli paraprakSHKODËR, DURRËS, VLORË, 32 TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërKLSH DREJT PENALIZIMIT TË KËSHILLTARËVE