Nje vit me pare, te pajisje femijet me libra shkollor u kthye ne torturen e dites ndersa rradhet nuk u mbyllen edhe pasi filloi procesi mesimor.

Fillimi i vitit shkollor 2016-2017 mund te kujtohet fare mire si nje deshtim i Ministrise se Arsimit ne mooskordinimin e duhur me pikat e licensuara te tregtimit te librave. Per te mos u perseritur i njejti kalvar i stermundimshem, kete vit shperndarja e teksteve mesimore ka nisur me heret se asnjehere tjeter te pakten ne qytetin e Shkodres .

Qe me date 17 gusht shumica e teksteve jane gati ne shkoder sic shihet dhe nga kamera e star plus .Ndonese ne udhezimin e misnitrise se arsimit thuhej se që datës 25 Gusht dhe deri në datën 10 Shator, të gjithë nxënësit e arsimit para-universitar do të ishin në gjendje të pajisen me librat e vitit të ardhshëm arsimor, në të gjitha pikat e licensuara nga Ministria, eshte e qarte se kjo ministri eshte vene ne levizje dite me pare sesa parashikimi.

Sipas urdhrit të Ministrisë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme duhet të pajisen vetëm me librat që kanë hologramën e MAS dhe jo libra të tjera alternative jashtë katalogut të aprovuar nga ministria. Ka qenë Komisioni i Administrimit dhe mësuesit ata që kanë bërë përzgjedhjen për tektet e vitit shkollor 2017-2018.

Gjatë viti 2016-2017 qeveria u angazhuar për atë që e konsideroi “Reforma në Tekstet Shkollore, që nxisnit të mësojnë me tekste nga “Oxford”, “Cambridge” dhe “Pearson”. Në këtë reformë u hoqën qindra botimeve që vinin nga alterteksti, pas shqetësimeve të ngritura nga mësues e prindëri për shkak të gabimeve dhe skandaleve në përmbajtjen e tyre.

Artikulli paraprakKAOS, NË QËNDËR TË KOPLIKUT
Artikulli tjetërPAS SHPËRTHIMIT NË VELIPOJE, GJOBITEN 50 SUBJEKTE