Transformimi i bllokut të pallateve pranë kopështit “Bep Tusha” ka hyrë në fazën e fundit, atë të hedhjes së shtresave asfaltike. Prej vitesh banorët e kësaj zone ishin përballur me problematika të shumta në hapësirat e përbashkëta.

Baltë, pellgje me ujëra të ndotura dhe hapësira publike të zaptuara kanë qenë disa prej shqetësimeve të vazhdueshme për komunitetin. Kjo ndërhyrje ka përfshirë çlirimin dhe sistemimin e hapësirave publike, përmirësimin e të gjithë bllokut të banimit, si dhe rikonstruksionin e plotë të kopshtit “Bep Tusha”.

Me përfundimin e investimit, synohet krijimi i një mjedisi më të pastër, të rregullt dhe funksional, jo vetëm për banorët e pallateve, por edhe për fëmijët dhe familjet që frekuentojnë çdo ditë kopshtin.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSAMUEL NIKAJ FLET PËR RIKTHIMIN E TIJ TE AKADEMIA VLLAZNIA
Artikulli tjetërKANCERI I GJIRIT, RËNDËSIA E KONTROLLEVE TË RREGULLTA