Që nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 10 vjet më parë, trupat shqiptarë dërgohen vazhdimisht me mision jashtë vendit.

Ditën e sotme, kontingjenti VI shqiptar nga batalioni i II i këmbësorisë është nisur për në Afganistan për të vijuar angazhimin e vendit tonë në misionin e NATOS-S, Resolute Support.

Kështu na ka bërë me dije ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Në një deklaratë të fundit, ministrja tregon se në kontingjentn e radhës, bëjnë pjesë edhe dy vajza.

Ajo ç’ka mund të themi me siguri është, se të tilla misione përjetohen gjithmonë nga familjarët. E kështu edhe në këtë ditë nuk munguan lotët e përshëndetjes nga ana e partnerëve dhe të afërmve të misionarëve shqiptarë, gjë që na e vërtetojnë edhe fotot më poshtë.

Ndërkaq, mësohet se këta trupa do shërbejnë për rreth 6 muaj në “Camp Arena” nën komandën e aleatëve italianë.

Artikulli paraprakSHISTE KOKAINË NË ALLIAS, KAPET SHPËRNDARËSI I DROGËS
Artikulli tjetërKËSHILLI I EVROPËS ANULON DELEGACIONIN PËR VËZHGIMIN E ZGJEDHJEVE TË 30 QERSHORIT