Ne oborrin e brendshem te Drejtorise Vendore te policise se Shkodres kane nisur homazhet per nder te efektivit te policise Ardian Kodra, i vrare ne krye te detyres nje dite me pare ne Torovice te Lezhes.
Arkivoli me trupin e efektivit te FNSH,eshte mbuluar me flamur kombetar dhe eshte vendosur mbi nje shtrat podium ,edhe ky mbuluar me flamur kombetar.Nje numer i madh qytetaresh jane rreshtuar per te bere homazhe,ndersa efektive te policise te rreshtuar ne dy krahet nderojne kolegun e tyre .Ne homazhe dhe ministri i brendshem Saimir Tahiri , drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Haki Cako.Prane trupit te pajete te Deshmorit te Atdheut ,Ardian Kodra,bejne nderim ushtarak efektive te forcave te rendit.