Konkursi i bukurisë, Miss Malësia, është kthyer në një traditë për qarkun e Shkodrës.

Pas suksesit të një viti më parë, ky eveniment i bukurisë, vjen sërish në Qarkun Shkodër. Stafi organizator ka nisur përgatitjet për ta sjelle sërish atë, për të zgjedhur më të bukurën mes të bukurave. Edicioni i 3-të i këtij eventi po troket ndërkohë që kanë nisur edhe regjistrimet e pjesmarresve për të marrë pjesë në këtë konkurs bukurie. Janë të ftuar në këtë aktivitet, të gjitha vajzat nga trevat e veriut të Shqipërisë. Por bukuritë e këtyre zonave duhet të nxitojnë sepse regjistrimet mbyllen me 30 Qershor. Miss, Malësia 2016-të, vjen sërish në një ambjent komod, pranë Resortit “Pishina Hotel Meteor” në Shkodër. Por jo vetëm kaq, në këtë event do të jenë të ftuar, artistët më të mirë nga trevat shqipfolëse. Ky event, ashtu sic vitin e kaluar vjen me partnerin mediatik, Star Plus TV, Nën kujdesin e stilistes Holta Ramadani dhe producentin e këtij konkursi bukurie, Sokol Tatiçaj. Duhet të nxitoni, Miss Malësia 2016-të, po troket.

Artikulli paraprakPREFEKTI: VENDI SEKRETARIT BOSH, S’KA EMËRIM, E ZGJEDH DAP-i
Artikulli tjetërPOSTA SHKODËR, RRITET NUMRI I SHËRBIMEVE ONLINE